Zbulohet shuma që Mayweather ka shpenzuar për funeralin e George Floyd

Familja e George Floyd ka zbuluar se Floyd Mayweather ka paguar per funeralin dhe disa shërbime të tjera për të vrarin nga policia në Amerikë. George Floyd u vra nga një polic, Derek Chauvin, në Minesota më 25 maj, transmeton Periskopi. Që nga ajo datë, protestat nën parullën ‘JetëteZezakëveJanëMeRëndësi’ nuk janë ndalur në 50 shtete […]
George Floyd u vra nga një polic, Derek Chauvin, në Minesota më 25 maj, transmeton Periskopi.
Që nga ajo datë, protestat nën parullën ‘JetëteZezakëveJanëMeRëndësi’ nuk janë ndalur në 50 shtete të Amerikës dhe vende të tjera.

Shuma persona të njohur dhe organizata ishin pjesë e fushatës ‘E Martja e Zezë’, që kishte për qëllim në sensibilizimin e masës në lidhje me racizmin.
Disa klube të Premier Leagues kanë treguar solidaritet duke rënë në njërin gju para ose gjatë stërvitjeve.
Pjestarë të familjes së George Floyd kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur mirënjohjen për ish-boksierin.
Ata konfirmuan se Mayweather ka dhuruar si donacion 88 mijë dollarë për të mbuluar shpenzimet e funeralit dhe shërbimet tjera, një në Minesota dhe një në Karolinën e Veriut. /Periskopi.com/












