Zbulohet shkalla e dëmtimit të Messit, mungon në ndeshjen e parë pas rikthimit të futbollit në Spanjë

Barcelona në ankth për gjendjen e Lionel Messit. Ylli argjentinas u ndal në stërvitje ditën e martë teksa pësoi një dëmtim që do ta mbajë për pak kohë larg fushave të futbollit.     Media spanjolle TV3 raporton se nga skanimi është vënë re një problem muskulor në këmbën e djathtë. Një dëmtim i tillë […]

Barcelona në ankth për gjendjen e Lionel Messit.

Ylli argjentinas u ndal në stërvitje ditën e martë teksa pësoi një dëmtim që do ta mbajë për pak kohë larg fushave të futbollit.

Media spanjolle TV3 raporton se nga skanimi është vënë re një problem muskulor në këmbën e djathtë.

Një dëmtim i tillë kërkon zakonisht 10 ditë për rikuperimin e plotë, çka bën që Messi të mos jetë i gatshëm në takimin e parë pas rikthimit të futbollit në Spanjë.

Katalanasit kanë në program me Mallorcan, më datë 13 qershor takim i vlefshëm për javën e 28-të të La Ligas.

Kuptohet që argjentinasi nuk do të jetë i gatshëm.Tre ditë më pas, më 16 qershor, Barcelona pret Leganes dhe me gjasa edhe në atë takim 6-herë fituesi i Topit të Artë mund të kursehet, në mënyrë që në takimin kundër Sevilla, më 21 qershor, Messi të jetë në fushë dhe të jetë në formën e tij optimale për të lenë shenjë në një transfertë delikate për Barcelonën që mund të vendosë shumë për fatet e titullit kampion.

Që Barça kryeson aktualisht La Ligan, Messi ka merita të jashtëzakonshme pasi në 22 takime në të cilat është aktivizuar ka shënuar 19 herë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova