Zbulohet fjalimi i Gattusos që i emocionoi lojtarët e Napolit

Dy vite më parë, finalja e Kupës së Italisë ndaj Juventusit i la vetëm mërzi, zhgënjim dhe tërbim… Ndjesi dhe emocione që arriti t’i gëlltiste pas asaj humbje 4-0. Rino Gattuso drejtonte Milanin dhe priste me padurim të festonte ose fitonte trofeun e parë në karrierë. Por, nuk shkoi asgjë siç e priste. Shumë i […]
Dy vite më parë, finalja e Kupës së Italisë ndaj Juventusit i la vetëm mërzi, zhgënjim dhe tërbim… Ndjesi dhe emocione që arriti t’i gëlltiste pas asaj humbje 4-0.
Rino Gattuso drejtonte Milanin dhe priste me padurim të festonte ose fitonte trofeun e parë në karrierë. Por, nuk shkoi asgjë siç e priste. Shumë i fortë ai Juventus me Massimiliano Allegrin. Ose, e thënë ndryshe, shumë cinik në atë që kërkonte.

Koha ka kaluar dhe pas aventurës me kuqezinjtë (ishte ai që kërkoi largimin), Gennaro Gattuso mori drejtimin e Napolit dhe vendin e Carlo Ancelottit. U thërrit për të ngritur moralin e një grupi që ishte i përçarë dhe që po dorëzohej dita ditës. Nuk ishte e lehtë dhe ndeshjet e para ishin masakër mediatike dhe kritika për trajnerin.
Por, me punë (fjala e vetme që ish-mesfushori kuqezi njeh në fjalorin e tij profesional) gjithçka arrihet, ashtu si të eliminosh në Kupën e Itallisë Lazion, Interin dhe të mundësh Juventusin në finale me penallti. Një hakmarrje për Gattuson ndaj bardhezinjve, por edhe një dedikim për motrën e tij Francesca që nuk jeton më…

“Nuk ishte aspak e lehtë për mua të kaloja dhimbjen dhe trishtimin, por ndonjëherë duhet të bëhesh më i fortë se sa fatkeqësitë. Falë edhe djemve, arritëm këtë sukses”, do të shprehej pas ndeshjes.

Vuajtje, ndjenja dhe sidomos trishtim që u përkthyen në pak kohë në ambicje dhe grintë.
Penalltia vendimtare e shënuar nga Milik dhe Kupa e Italisë e ngritur në qiell. E gjitha skuadra, më pas, e rrethuar dhe e bashkuar, duke dëgjuar diskutimin e trajnerit. Një diskutim i ngjashëm me atë të Al Pacinos në filmin e tij të famshëm “Çdo e dielë e mallkuar”…
“Keni treguar ndjenjë përkatësie, profesionalizmi dhe karakteri. Këtu ka njerëz që janë në skadim kontrate dhe të tjerë që do të largohen, ka njerëz që qajnë. Jeni të fortë. Tani nuk kemi më presione, tensione. Nuk kemi negativitet përrëth. Dua të shoh helmin dhe grintën në sytë tuaj. Ajo që na pret nga tani në vazhdim duhet të jetë fillimi dhe jo fundi. Tregoni vetën kudo dhe kujtoni këtë natë, sepse jeni të fortë”.












