Zbulohet arsyeja pse Liverpooli u tërhoq nga gara për Werner, tashmë ka arritur marrëveshje me Chlesean

Për muaj të tërë u duk se Liverpooli po e kryesonte garën për transferimin e TImo Werner – një lojtar të cilin ka qenë duke e përcjellur që disa vite. Sulmuesi i RB Leipzigut po kalon nëpër një formë fantastike këtë fushatë, dhe deri tash ka shënuar 25 gola në 29 paraqitje në Bundesligë, transmeton […]

Sulmuesi i RB Leipzigut po kalon nëpër një formë fantastike këtë fushatë, dhe deri tash ka shënuar 25 gola në 29 paraqitje në Bundesligë, transmeton Periskopi.

Dhe me klauzolën e tij që bie në vetëm 60 milionë euro këtë verë, u duk sikur “Të Kuqtë” do ta aktivizonin opsionin dhe do ta transferonin para edicionit të ri.

p1ea098ef2hs316qe1jmoojtpigf.jpg

Sidoqoftë, Werner tash raportohet se ka arritur marrëveshje me Chelsean dhe do të luajë në “Stamford Bridge” nga sezoni i ardhshëm.

Të enjten mbrëma ndodhi kthesa sensacionale, me lojtarin që arriti marrëveshje me Chelsean, klub ky i cili ofroi të paguajë klauzolën e plotë.

Por pse Liverpooli nuk e transferoi atë?

Epo, sipas gazetarit të besuar Jan Aage Fjortoft, “Të Kuqtë” vendosën kundër blerjes së tij për shkak të problemeve financiare.

Duket se kampioni i ardhshëm i Premier Leagues nuk mund ta përballojë çmimin e tij prej 60 milionë eurove.

Veç vlerës 60 milionëshe të cilën Chelsea do t’ia paguajë Leipzigut, klubi londinez do t’i ofrojë pagë javore prej 222 mijë eurove 24-vjeçarit.

Kjo do të jetë një kapje masive për Frank Lampardin, sidomos pasi tashmë ka siguruar edhe shërbimet e Hakim Ziyechit nga Ajaxi. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova