Zbulohen datat e ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve

Këtë vit Përfaqësuesja e Kosovës do të luaj në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve. Kosova ndodhet në Ligën C – së bashku me Slloveninë, Greqinë dhe Moldavinë, kjo pas sukseseve në edicionin e fundit kur doli e para në grup. Ndeshjen e pare Kosova do ta luaj në udhëtim ndaj Moldavisë, kurse vetëm […]
Kosova ndodhet në Ligën C – së bashku me Slloveninë, Greqinë dhe Moldavinë, kjo pas sukseseve në edicionin e fundit kur doli e para në grup.
Ndeshjen e pare Kosova do ta luaj në udhëtim ndaj Moldavisë, kurse vetëm tri ditë më vonë në “Fadil Vokrri” pret Greqinë.
Takimi i parë ndaj Sllovenisë luhet në Prishtinë me 10 tetor, ndërsa pas këtij takimi “Dardanët” kanë dy ndeshje në udhëtim ndaj Greqisë dhe Sllovenisë.
Në xhiron e fundit, Kosova e pret në shtëpi Moldavinë.













