Weber: Deri në fund të vitit Kosova dhe Serbia mund të jenë më afër marrëveshjes finale

Eksperti i njohur gjerman për Ballkanin, Bodo Ëeber deklaroi se deri në fund të vitit Kosova dhe Serbia mbase mund të jenë më afër një marrëveshjeje përfundimtare. Ëeber shtoi nëse e krahasojmë takimin e paralajëmruar të Uashingtonit që pritet të mbahet më 27 qershor me negociatat e mëparshme raundi i ardhshëm i bisedimeve është edhe […]
Eksperti i njohur gjerman për Ballkanin, Bodo Ëeber deklaroi se deri në fund të vitit Kosova dhe Serbia mbase mund të jenë më afër një marrëveshjeje përfundimtare.
Ëeber shtoi nëse e krahasojmë takimin e paralajëmruar të Uashingtonit që pritet të mbahet më 27 qershor me negociatat e mëparshme raundi i ardhshëm i bisedimeve është edhe më i vështirë.
Në një intervistë për KosovaPress, Ëeber thotë se nuk ka agjendë të qartë për takimin e 27 qershorit në Uashington. Ai i referohet deklaratave të Grenell që thotë se do të jetë takim i karakterit ekononmik, ndërsa Thaçi paralajmëron një marrëveshje të mundshme përfundimtare, ndërsa Qeveria e Kosovës nuk është në dijeni se çfarë do të ndodhë vetëm se ka përgatitur një platformë.
“ Nëse e krahasojmë këtë takim me negociatat e mëparshme, të cilat ishin gabimisht të udhëhequra dhe krejtësisht jotransparente, nga kryenegociatorja e atëhershme e BE-së, Federika Mogherini, ky raund i ardhshëm i bisedimeve është edhe më i vështirë. Në procesin e bisedimeve të zonjës Mogherini të paktën e dinim përfundimin – negociatat për një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse”.
” Dhe pas një viti ne e morëm vesh për agjendën e fshehtë të tre negociatorëve – shkëmbim territoresh. Për takimin e 27 qershorit ne në thelb nuk dimë asgjë, duke filluar me deklaratat kontradiktore të Grenell dhe presidentit Thaçi për agjendën – një marrëveshje në sferën ekonomike apo një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Në të njëjtën kohë, zyrtarët e qeverisë së Kosovës insistojnë që të kemi një platformë negociuese me parime të qarta dhe linja të kuqe, por në të njëjtën kohë insistojnë që ata nuk e dinë se çfarë do të diskutohet në Shtëpinë e Bardhë, por megjithatë kanë rënë dakord të marrin pjesë në negociata të tilla”, ka thënë ai.












