Viti 2001: Bayern e fiton Ligën e Kampionëve, legjendari Kahn nuk feston por ngushëllon kundërshtarin që po qante

Në vitin 2001 ngjarja më e madhe për klubet e futbollit evropian, Champions League, adhuruesve të futbollit ua dhuroi një finale spektakolare, ku u përballën klubi më i trofshëm gjerman, Bayern Munich kundër spanjollëve të Valencias. Pasi përfundoi me rezultat 1-1 pas kohës shtesë, ndeshja u zgjidh me penallti. Portieri gjerman, Oliver Kahn ishte heroi […]
Pasi përfundoi me rezultat 1-1 pas kohës shtesë, ndeshja u zgjidh me penallti.
Portieri gjerman, Oliver Kahn ishte heroi ndërsa Bayern Munich mundi Valencinë me penallti në finalën e viit 2001 në Champions League.
Kahn arriti apogjeun e performancës së tij ‘Man of the Match’, ku duke mbrojtur tri goditje penalltie, portieri gjerman u bë edhe përcaktues që klubi i tij, Bayern Munchen të shpallej kampion Evrope, shkruan Periskopi.
Por, Kahn nuk ishte ne gjendje të festonte.
Pasi penalltisë përfundimtare të realizuar nga bashkëlojtari i tij, portieri legjendar shkoi për të ngushëlluar homologun e tij, portierin e Valencias, Santiago Canizares – i cili ishte i thyer dhe po qante me lotë në vijën e golit.
Për këtë gjest të tij të ndershëm, Oliver Kahn u shbërblye më një çmim.
Shihni videon më poshtë. /Periskopi












