Vdes pacienti i 45-të me COVID-19 në Shqipëri, nuk kishte sëmundje të tjera

Vdes pacienti i 45-të me COVID-19 në Shqipëri, nuk kishte sëmundje të tjera

Një 62-vjeçar nga Tirana i infektuar me COVID-19, vdiq mesditën e së hënës në Spitalin Infektiv duke e çuar në 45 bilancin e viktimave nga pandemia. Lajmin e dha Ministria e Shëndetësisë e cila saktësoi se 62-vjeçari nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese, ishte shtruar në spital prej fillimit të këtij muaji dhe kishte 10 ditë në […]

Lajmin e dha Ministria e Shëndetësisë e cila saktësoi se 62-vjeçari nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese, ishte shtruar në spital prej fillimit të këtij muaji dhe kishte 10 ditë në gjendje të rëndë.

Prej muajit mars e deri më sot autoritetet kanë kryer rreth 20 mijë teste virologjike për COVID-19, nga ku kanë diagnostikuar 1995 persona të infektuar, 33 vetëm në 24 orët e fundit.

Nga totali i të infektuarve, 1159 janë shëruar, 45 kanë vdekur dhe 790 janë ende bartës të virusit. Sipas autoriteteve 80 prej këtyre të fundit janë të shtruar në spital.

Gjatë javës së fundit, autoritetet kanë apeluar qytetarët të tregojnë kujdes pasi është vënë re një prirje shqetësuese në rritje e të infektuarve.

Konkretisht në 7 ditët e fundit janë diagnostikuar 405 raste të reja me COVID-19, ndërkohë që ndër të sëmurët me këtë infeksion janë shënuar 9 viktima – vdekja e fundit 62-vjeçari sot.

Në raport me popullsinë, statistikat flasin për 16 vdekje për çdo 1 milionë banorë.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot