Valon Berisha për Periskopin zbulon saktësisht si u ndje pasi i shënoi gol Anglisë pas 35 sekondave lojë

Valon Berisha për Periskopin zbulon saktësisht si u ndje pasi i shënoi gol Anglisë pas 35 sekondave lojë

25 marsi ishte data kur duhej të zhvillohej ndeshja Kosovë – Maqedoni, takim ky i shtyrë shkaku i koronavirusit. Madje, as deri më tani nuk kemi një datë të saktë se kur do të zhvillohet kjo sfidë, por që gjatë kësaj kohe janë përmendur tri data potenciale – në shtator, tetor dhe nëntor, shkruan Periskopi. […]

Madje, as deri më tani nuk kemi një datë të saktë se kur do të zhvillohet kjo sfidë, por që gjatë kësaj kohe janë përmendur tri data potenciale – në shtator, tetor dhe nëntor, shkruan Periskopi.

Cilado që të jetë data, një gjë është e sigurt – të gjithë e presim me padurim.

Kështu, lidhur me sfidën Kosovë –Maqedoni, në një prononcim për Periskopin, ka folur edhe mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, aktualisht lojtar i Fortuna Dusseldorfit, madje ai dha edhe një parashikim të rezultatit të ndeshjes.

“Të dyja Kombëtaret besoj që jemi në nivel të njëjte, por ata kanë më shumë eksperiencë, pasi janë më gjatë bashkë si Kombëtare,” u shpreh fillimisht Berisha.

England 5 Kosovo 3: Fast Show in attack, but Muppet Show at the ...

“Mendoj që do të jetë një lojë 50/50 dhe, gjasat do të jenë të mëdha të marrim rezultat të mirë. Kurse sa i përket rezultatit, 3 me 1 do të ishte në rezultat i mirë.”

Padyshim që Berisha ishte ‘heroi i mbrëmjes’ së 10 shtatorit 2019, kur në stadiumin Southamptonit, shënoi që në sekondën e 35-të të ndeshjes, kundër Anglisë, duke na bërë të gjithëve krenarë.

E lidhur me këto emocione ka folur vet Berisha, i cili rrëfeu se merak i kishte mbetur fitorja.

“Gjithmonë është një ndjenjë e veçantë të shënosh për vendin tënd, për Kombëtaren tënde, t’i bësh krenar familjen, tifozët e krejt shqiptarët. Megjithatë do të kishte qenë më mirë që të kishim fituar,” tha ai për Redaksinë e Periskopit.

Kujtojmë që aventura e mesfushorit 26 vjeçar te Lazio nuk shkoi në mënyrën më përfekte shkaku i lëndimeve, por kjo nuk e ka ndalur yllin kosovar të vazhdojë e ta tregojë vetën si i huazuar te Fortuna Dusseldorf, duke fituar menjëherë vendin e titullarit, prej ku pritet të largohet në verë, për të vazhduar në skuadrën ‘Bardhekaltër’, Lazio. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova