U tha se fansat e Drenicës sulmuan trajnerin Gani Sejdiu, reagojnë ‘Shqiponjat e Zeza’

U tha se fansat e Drenicës sulmuan trajnerin Gani Sejdiu, reagojnë ‘Shqiponjat e Zeza’

Trajneri i KF Drenicës, Gani Sejdiu së fundmi ka qenë protagonist nëpër shkrimet mediatike për një sulm fizik nga fansat pas humbjes së skuadrës që ai drejton nga Prishtina me rezultat 3-0, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës. Pas këtyre spekulimeve ka reaguar klubi i Drenicës duke mohuar kategorikisht se Sejdiu është sulmuar, […]

Trajneri i KF Drenicës, Gani Sejdiu së fundmi ka qenë protagonist nëpër shkrimet mediatike për një sulm fizik nga fansat pas humbjes së skuadrës që ai drejton nga Prishtina me rezultat 3-0, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Pas këtyre spekulimeve ka reaguar klubi i Drenicës duke mohuar kategorikisht se Sejdiu është sulmuar, shkruan Periskopi.

Tash ka reaguar edhe tifogrupi “Shqiponjat e Zeza” duke thënë se asnjë pjestar i tyre nuk e ka sulmuar Sejdiun, por frustrimi është mëse evident.

Më poshtë, postimi i plotë i ‘Shqiponjave të Zeza’:

REAGIM
Ditët e fundit në disa portale qarkullojnë disa shkrime se tifozët e Drenicës kan sulmuar trajnerin Gani Sejdiu. Ne reagojmë ashpër nga këto trillime, sepse as trajneri e as ndonjë nga personeli i klubit nuk është sulmuar nga ne, dhe nuk do të ndodh ky gjest. Ne jemi të zhgënjyer me manipulimet e tyre, dhe ende llogaria me ta nuk është mbyllur, mirëpo nuk kemi zgjedhur dhunen ndaj tyre si zgjidhje. Është më se e vërtetë se të gjithë janë të mllefosur ndaj trajnerit Sejdiu për deklaratat e tij duke e ditur se një profesionist si ai asnjëherë nuk duhet të shprehet si “ i pashpresë” për rikthimin e rezultatit në ndeshjen kthyese. Gjithashtu reagojmë edhe ndaj përzgjedhjes së lojtarëve startues. Nuk jemi asnjëherë kundër perforcimeve në të miren e klubit, mirëpo një përqindje e lojtarëve përforcues nuk kan atë pasionin që të luajn me gjithë shpirtë për fanellen tonë. Ky fakt është shumë shqetësues për ne sepse kemi mjaft lojtar nga akademia e Drenicës që janë rritur në fushat e gjelbërta dhe nuk iu ofrohet mundësia për lojë përveç se në bankat reserve apo ndonjëherë në minutat e fundit të lojës.
Shpresojmë shumë që çdo portal i cili dëshiron të shkruaj artikull për ne sëpari të na kontaktoj dhe të marr informacione të sakta e jo të shpërndaj dezinformata që trillohen nga njerëzit për qëllime të tyre përsonale!

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova