Trajneri i ekipit kosovar me deklaratë befasuese: Futbolli u ndal për një virus që kalohet me paracetamol

Trajneri i ekipit kosovar me deklaratë befasuese: Futbolli u ndal për një virus që kalohet me paracetamol

Ish-futbollisti dhe tani trajneri i futbollit, Faruk Statovci, në emisionin Sporti Total ka thënë se fajin për anulimin e ligave të ulta të futbollit e ka Ministria e Shëndetësisë, se nuk ka pasur informacione të mjaftueshme, se si zhvillohet futbolli në rangjet e ulëta. Trajneri aktual i Bashkimit nga Koretini që bën gara në Ligën […]

Ish-futbollisti dhe tani trajneri i futbollit, Faruk Statovci, në emisionin Sporti Total ka thënë se fajin për anulimin e ligave të ulta të futbollit e ka Ministria e Shëndetësisë, se nuk ka pasur informacione të mjaftueshme, se si zhvillohet futbolli në rangjet e ulëta.

Trajneri aktual i Bashkimit nga Koretini që bën gara në Ligën e Dytë, po e sheh si jo të drejtë anulimin e rangjeve të tjera futbollistike në vend, derisa dëshiron të besoj që FFK nuk ka vendosur kokë në vete.

“Nuk besoj që Federata e Futbollit e Kosovës të ketë marrë vendim për anulimin e ligave. Dua të besoj shumë që Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë rekomandime për të vazhduar garat tjera, ndërkohë nëse FFK ka vendosur vet, atëherë do të ishte një gabim katastrofal”, deklaroi fillimisht Statovci, transmeton Sheshi.

Ai më pas ka thënë se rangjet tjera të futbollit në vend është dashur të vazhdohen, pasi që nuk lidhen me datat e caktuara nga UEFA për mbylljen e kampionateve.

“Në lojë janë edhe 39 pikë dhe është e palogjikshme që të shpallet i mbyllur një kampionat. Masat e lëvizjes largohen nga 1 qershori dhe nuk shoh arsye përse të mos vazhdohet me kampionatet tjera. Ne nuk jemi të lidhur me datat e UEFA-s, kështu që është dashur të vazhdohet edhe me rangjet tjera, jo vetëm me Superligë”, deklaroi Statovci ndër të tjerash.

Më pas ai ngriti edhe dyshime në lidhje me fuqinë e këtij virusi, duke thënë se mund të kalohet edhe me një paracetamol.

“Asnjë sportist nuk është infektuar për vdekje. Është virus që kalohet me një paracetamol”, deklaroi Statovci.

Deklaratën e tij të plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova