Tragjike: Vdes kryetari i klubit kosovar

Kryetari i klubit të futbollit Malisheva për femra, Albert Krasniqi ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes së djeshme. Krasniqi ka qenë i përfshirë në një aksident i cili rezultoi fatal për të. Më poshtë edhe postimi i KFF Malishevës tashmë për ish-kryetarin e tyre: Lamtumirë Kryetari ynë Albert Krasniqi! Albert ditën e fundit të jetës tënde […]
Kryetari i klubit të futbollit Malisheva për femra, Albert Krasniqi ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes së djeshme.
Krasniqi ka qenë i përfshirë në një aksident i cili rezultoi fatal për të.
Më poshtë edhe postimi i KFF Malishevës tashmë për ish-kryetarin e tyre:
Lamtumirë Kryetari ynë Albert Krasniqi!
Albert ditën e fundit të jetës tënde e kaluam së bashku duke bër planifikimet tona, për të ardhmen e klubit, ato planifikime të cilat mbeten në gjysëm.
Ishin orët e vona të mbrëmjes, kur nuk kishte shumë kohë qe u pershëndete nga ne për tu takuar serisht me ne, ndodhi aksidentit fatal që ta mori jetën në lulen e rinisë.
Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona ashtu siç ishe i veçantë, i urtë, i mençur , e bujar siq dite ti.
Lamtumirë Kryetar
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës.












