Tragjedi në futbollin spanjoll: Futbollisti 17 vjeçar mbytet në liqen

Tragjedia ka prekur futbollin spanjoll, pasi Jorge Sanchez Vaca, vetëm 17 vjeç dhe që kishte si synim të bëhej futbollist profesionist dhe të shkëlqente, ka humbur jetën ditën e shtunë bashkë me shokun e tij. Gjithçka ka ndodhur në kanalin Orellana në Badajoz, ku jetonte familja e Jorges. Dy të rinjtë janë mbytur, lajm që […]
Tragjedia ka prekur futbollin spanjoll, pasi Jorge Sanchez Vaca, vetëm 17 vjeç dhe që kishte si synim të bëhej futbollist profesionist dhe të shkëlqente, ka humbur jetën ditën e shtunë bashkë me shokun e tij.
Gjithçka ka ndodhur në kanalin Orellana në Badajoz, ku jetonte familja e Jorges. Dy të rinjtë janë mbytur, lajm që u konfirmua nga Las Palmas. “UD Las Palmas mban zi për vdekjen e ish-lojtarit të sektorit tonë të të rinjve: Jorge Sánchez Vaca.
La UD Las Palmas lamenta profundamente el fallecimiento del ex jugador de nuestro cadete Jorge Sánchez Vaca, que, procedente del UD Jandía, tenía previsto incorporarse a nuestro Juvenil A la próxima temporada. Enviamos nuestro pésame a sus familiares y amigos. DEP pic.twitter.com/y99xMLnvMX
— UD Las Palmas (@UDLP_Oficial) June 20, 2020
Ai kishte planifikuar për t’u bashkuar me Juvenil A sezonin e ardhshëm. Ne i dërgojmë ngushëllimet tona familjes dhe miqve të tij“, shkruan klubi iberik. Vaca u rikthye këtë sezon te UD Jandia de Fuerteventura, pas një viti të kaluar te Las Palmas.












