Tjetër shqiptar në UFC, Ramiz Brahimaj debuton në këtë datë

Në serinë më të madhe të Arteve Marciale të Përziera, UFC, së shpejti do të debutojë edhe një luftëtar shqiptar. Sajti “MMA Junkie” ka raportuar të premten se Ramiz Brahimaj do të debutojë në serinë UFC ndaj japonezit Takashi Sato, në ngjarjen që organizohet më 27 qershor në Las Vegas. Pritet që UFC-ja shpejtë të […]

Në serinë më të madhe të Arteve Marciale të Përziera, UFC, së shpejti do të debutojë edhe një luftëtar shqiptar.

Sajti “MMA Junkie” ka raportuar të premten se Ramiz Brahimaj do të debutojë në serinë UFC ndaj japonezit Takashi Sato, në ngjarjen që organizohet më 27 qershor në Las Vegas. Pritet që UFC-ja shpejtë të konfirmojë përfshirjen e Brahimajt në ngjarjen që transmetohet në ESPN dhe ku përballja kryesore është ajo në mes të Dustin Poirier dhe Dan Hooker.

Ramiz Brahimaj do të luftojë në kategorinë uelter.

“Fituesi i dy prej tri luftërave të fundit të tij, Brahimaj (8:2 bilanci në MMA, 0:0 në UFC), është dashur të përballet me Miguel Baeza në serinë Contender Series 19 të Dana White, në qershor të vitit të kaluar. Por u tërhoq për shkak të një lëndimi. Ai së fundi ka garuar në mars të vitit 2019, kur mposhti Carlos Martinezin në LFA 62”, ka shkruar “mmajunike.com”.

Sato ka bilanc 1:1 në UFC, serinë më të madhe të MMA-së (Arteve Marciale të Përziera).

Brahimaj është 27-vjeçar ndërsa jeton në SHBA. Në MMA, ku janë disa seri, ka tetë fitore e dy humbje. Ai është me prejardhje nga Kosova.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova