Theret me thikë një person në lagjen Dardania të Prishtinës

Një vepër “vrasje në tentativë” është regjistruar në Prishtinë. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmjen e së shtunës në lagjen Dardania në Prishtinë ka ndodhur një vrasje në tentativë. Sipas njoftimit, një i dyshuar i pa njohur deri më tani, ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar […]
Një vepër “vrasje në tentativë” është regjistruar në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmjen e së shtunës në lagjen Dardania në Prishtinë ka ndodhur një vrasje në tentativë.
Sipas njoftimit, një i dyshuar i pa njohur deri më tani, ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të renda trupore.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë dhe është liruar për shërim shtëpiak.
Rasti është duke u hetuar.












