Sveçla: E vërtetë që kam qenë në Telekom, për dy arsye

Sveçla: E vërtetë që kam qenë në Telekom, për dy arsye

Xhelal Sveçla nga VV sonte në Desku ka mohuar se ai, Albin Kurti dhe Haki Abazi janë futur në të ashtuquajturën dhomë të përgjimeve në Telekomin e Kosovës, transmeton Periskopi. Ai e quan banale deklaratën e presidentit Hashim Thaçi. ‘’Si është mundur që dikush disponon përgjimet në 20 vitet e fundit. A ekzistojnë këto përgjime […]

Ai e quan banale deklaratën e presidentit Hashim Thaçi.

‘’Si është mundur që dikush disponon përgjimet në 20 vitet e fundit. A ekzistojnë këto përgjime në të vërtetë, sespe nëse ekzistojnë është një shkelje e rëndë. A ekzistojnë këto përgjime apo jo?  Do të vije padia edhe për presidentin edhe për njerëzit që kanë thënë dicka të tillë. A jemi përgjuar ne në 20 vitet e fundit?’’

‘’Është qesharake të dekarosh dicka të tillë. Deklaratë banale. Si do të ishte e mundshme që 3 ditë radhazi të shkojmë atje. Ne kemi mbrojtje te afërt. Të zëmë që jemi njerëz të kqinj, por a jemi budallenj?”

‘’’E vërtetë që kam qenë në Telekom me kërkesën e kryeshefes së Telekomit për dy arsye: Duke qenë se Telekomi është në vështirësi financiare për shkak të këtyre njerëzve të njëjtë të cilët neve na akuzojnë janë në borxhe edhe ndaj atyre që iu kanë marrë tokën me qera për antena dhe ka pas rase kur kabllot që furnizojnë antenat me energji janë këputur nga pronarët e tokës, për shkak të mospagesës. Dhe ne është dashur që këtë pozicion ta sqarojmë. Ne kemi diskutuar me qytetarët meqenëse është vepër penale dhe për borxhet me të drejtë t’i drejtohen gjykatës ose përmbaruesve. Për të parandaluar këtë në mënyrë zyrtare kam shkuar aty”, thotë Sveçla, gjersa shton, “Dhe rasti i dytë ka qenë një numër i madh i shkeljeve të cilat ata i kanë identifikuar. Dhe kur mu kanë paraqitur këtë brengë, bëhet fjalë kryesisht për krime ekonomike dhe i kam drejtuar në Drejtorati për Krime Ekonomike në Policinë e Kosovës. Ekzistojnë dëshmitarë të këtyre vizitave, janë punonjës të Telekomit dhe fundi i fundit ekzistojnë edhe kamerat. Unë as që e di që ekziston një dhomë e tillë për përgjimet”.

Unë kam qenë edhe në dalje të Prishtinës, ku janë veturat në pllac së bashku me drejtorin e Policisë dhe zyrtarë të tjerë për të parë që veturat e konfiskuara të ipen në përdorim të policisë./PERISKOPI/

 

 

 

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit