Superyjet e Kosovës e pësojnë keq nga pandemia: Ky është “dardani” i vetëm që shkëlqeu këtë javë

Superyjet e Kosovës e pësojnë keq nga pandemia: Ky është “dardani” i vetëm që shkëlqeu këtë javë

Dje përfundoi një tjetër fundjavë në futbollin evropian që është kthyer në aksion pas një ndërprerjeje të gjatë shkaku i masave kundër Covid-19. E duket se kjo ndërprerje e gjatë ka ndikuar shumë në formën e futbollistëve kryesorë të Kosovës. I vetmi që shkëlqeu ishte kapiteni Amir Rrahmani.  Vedat Muriqi luajti gjithë kohën në ndeshjen […]

Vedat Muriqi luajti gjithë kohën në ndeshjen e ekipit të tij, Fenerbahçes si mysafir i Kasimpasas. Inkuadrimi nga fillimi ishte një lehtësim për shtatgjatin nga Prizreni pasi që në ndeshjen e parafundit ishte inkuadruar nga banka e rezervistëve. Megjithatë, përsëri dëshpërim.

Qendërsulmuesi nuk ia doli mbanë që të shënonte gol ndërsa ekipi i tij humbi 2-0. Kjo humbje e lë Fenerin në vendin e 7 me vetëm 43 pikë. Gjasat për një vend që çon në Europa League tashmë pothuajse kanë përfunduar. Ndërkohë që sulmuesi me përvojë Mevlut Erdinc pritet ta lë rezervist Muriqin për ndeshjet e tjera, shkruan Periskopi. Sidoqoftë, në të njëjtën ndeshje i plotë ishte Florent Hadërgjonaj për Kasimpasan.

Në këtë ndeshje edhe Werder Bremeni i Milot Rashicës e zhvilloi një ndeshje vendimtare kundër Mainzit. Ky ekip humbi 3-1 si mysafir dhe tashmë gjasat për mbetje në Bundesligë, qoftë edhe përmes barazhit, janë krejtësisht minimale. Por, megjithëse ndeshje vendimtare, Milot Rashica ishte rezervist. E për më keq, ai ishte rezervist i papërdorur fare nga trajneri i tij Florian Kohfeldt. Se cili do të jetë fati i tij në sezonin në vijim mbetet të shihet.

Sidoqoftë, një dritë në fund të tunelit e ofron kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani. 13-shi zhvilloi një ndeshje solide në ndeshjen e Veronës të fituar 2-1 ndaj Parmas. Tashmë, ekipi i tij po lufton për një vend që çon në Europa League, edhe pse vitin e kaluar ishte pjesë e Serie B-së.

Po në këtë javë, edhe Herolind Shala ia doli ta shënonte një gol për Valerengan. Por megjithatë, Valerenga nuk është një klub që shquhet për cilësi të madhe.

Por ajo që brendos së tepërmi është numri i madh i rezervistëve në ekipin e Kosovës në këto muajt e fundit. Aty përfshihen Aro Muriq që nuk ka luajtur qe gati 10 muaj për ekipin e tij Nottingham Forest. Portieri i dytë Saimir Ujkani që nuk ka luajtur kurrë për Torinon. Por, edhe shumë lojtarë të tjerë.

 

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin