Sulmi terrorist në Reading të Anglisë: Bëhet i ditur edhe identiteti i terroristit

Sulmi terrorist në Reading të Anglisë: Bëhet i ditur edhe identiteti i terroristit

Policia britanike ka thënë se është duke e hetuar si incident terrorist rastin e therjes për vdekje të tre personave në qytetin Reading të Anglisë. Përpos të vrarëve, në këtë incident mbetën të plagosur gjashtë persona. Rasti ndodhi në qendër të qytetit, më saktësisht në parkun “Forbury Gardens”. Tre persona ndodhen në gjendje të rëndë, […]

Përpos të vrarëve, në këtë incident mbetën të plagosur gjashtë persona. Rasti ndodhi në qendër të qytetit, më saktësisht në parkun “Forbury Gardens”. Tre persona ndodhen në gjendje të rëndë, shkruan “CNN”.

Policia e ka arrestuar një burrë 25-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur fillimisht por më pas u bë e ditur se ishte nga Libani. Autoritetet thanë se ky person është arrestuar në vendin e ngjarjes nën dyshimin për vrasje dhe se policia nuk është duke kërkuar të dyshuar të tjerë.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga ngjarjet e natës së kaluar. Ky ishte një incident vërtet tragjik dhe mendimet e policië në Thames Valley janë me personat që janë prekur nga ky rast”, tha komandanti policor, John Campbell.

Një dëshmitar tha se një burrë kishte filluar të bërtiste para se të fillonte t’i therte njerëzit me thikë. “Parku ishte goxha i mbushur, kishte shumë njerëz të ulur që pinin me miqtë, kur një person i vetmuar kaloi andej, filloi të bërtiste papritmas me disa fjalë që nuk kuptoheshin dhe iu afrua një grupi prej rreth dhjetë personave, duke u përpjekur t’i therte ata”, tha Laërence Wort, 20 vjeç.

“Ai i theri tre prej tyre rëndë në qafë dhe nën krahë dhe pastaj filloi të vraponte drejt meje dhe unë fillova të ik”, tha ky dëshmitar, duke shtuar se sulmuesi e kishte therur edhe një person tjetër në qafë para se të largohej nga parku.

Policia ka kërkuar nga publiku që ta shmangë zonën ku ndodhi sulmi i përgjakshëm dhe ka bërë thirrje që dëshmitarët t’i dorëzojnë tek autoritetet dëshmitë dhe informatat e mundshme.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj