Spreji i famshëm nënvizues nga sot në përdorim për të gjithë gjyqtarët, Genc Nuza tregon impaktin që do ketë

Gjyqtarët kosovarë në futboll do të përdorin sprejin sinjalizues gjatë ndeshjeve. Nga dita e sotme, të gjithë gjytarët do të përdorin sprejin gjatë ndeshjeve, që është përdorur nga gjyqtarët ndërkombëtar. Gjyqtari Genc Nuza, për Insportin bëri të ditur se të gjithë gjyqtarët nga sot do të kenë mundësi të përdorin sprejin në ndeshjet e futbollit, […]
Gjyqtarët kosovarë në futboll do të përdorin sprejin sinjalizues gjatë ndeshjeve.
Nga dita e sotme, të gjithë gjytarët do të përdorin sprejin gjatë ndeshjeve, që është përdorur nga gjyqtarët ndërkombëtar.
Gjyqtari Genc Nuza, për Insportin bëri të ditur se të gjithë gjyqtarët nga sot do të kenë mundësi të përdorin sprejin në ndeshjet e futbollit, transmeton Periskopi.
“Po, prej sot zyrtarisht të gjithë arbitrat do të kemi mundësi të përdorim sprejin. Një vendim dhe përkrahje shumë e madhe nga FFK për ta avancuar lojën në vendin tonë”, ka thënë Nuza.
Sipas Nuzës, efekti do të jetë i dukshëm pasi që do të ndihmojë gjyqtarët në kryerjen e punës së tyre.
“Spreji është një ndihmesë shumë e madhe për ne arbitrat, sidomos për menaxhimin e goditjeve të lira dhe besoj shumë që do të kemi lehtësim, po ashtu jam i bindur se efikasiteti do të jetë më i madh nga ndërprerjet”, pohoi Nuza për Insportin.
Spreji për herë të parë në ndeshje ndërkombëtare, ishte përdorur në vitin 2014 në Kampionatin Botëror të Brazilit. /Periskopi.com/












