Shuhet ëndrra për Paderbornin e Gjasulën, zyrtarisht në Bundesliga 2

Teksa Bayern Munichu u shpall zyrtarisht kampion i Bundesligës për herë të 30-të, një tjetër verdikt u përcaktua mbrëmë, për sa i përket kampionatit gjerman. Paderborni i rekordmenit, mesfushorit shqiptar Klaus Gjasula, ka rënë matematikisht nga kategoria, teksa sezonin e ardhshëm do të militojë në Bundesligën 2. Bluzinjtë u mposhtën nga Union Berlini në udhëtim […]
Teksa Bayern Munichu u shpall zyrtarisht kampion i Bundesligës për herë të 30-të, një tjetër verdikt u përcaktua mbrëmë, për sa i përket kampionatit gjerman.
Paderborni i rekordmenit, mesfushorit shqiptar Klaus Gjasula, ka rënë matematikisht nga kategoria, teksa sezonin e ardhshëm do të militojë në Bundesligën 2.
Bluzinjtë u mposhtën nga Union Berlini në udhëtim me rezultatin 1-0, duke shuar përfundimisht shpresat.
Ndërkohë në dy sfidat e tjera të zhvilluara në Bundesligën gjermane, Monchengladbach mposhti me rezultatin 3-0 Wolfsburgun, kurse Freiburgu fitoi 2-1 kundër Herthas së Berlinit.












