Shpërthen legjenda kolumbiane: Po të isha James, do t’i dërgoja Zidanes një mu* për ta ngrënë

Faustino Asprilla, ish-sulmuesi i kombëtares së Kolumbisë, doli edhe një herë në mbrojtje të James Rodríguez dhe kritikoi Zinedine Zidane, që nuk po ia jep mundësinë mesfushorit për të luajtur sa duhet te Real Madridi: “James nuk është i papërgjegjshëm. Ai stërvitet çdo ditë njësoj si të gjithë. Trajnerët thonë të njëjtën gjë, “jemi të gjithë […]
Faustino Asprilla, ish-sulmuesi i kombëtares së Kolumbisë, doli edhe një herë në mbrojtje të James Rodríguez dhe kritikoi Zinedine Zidane, që nuk po ia jep mundësinë mesfushorit për të luajtur sa duhet te Real Madridi: “James nuk është i papërgjegjshëm. Ai stërvitet çdo ditë njësoj si të gjithë. Trajnerët thonë të njëjtën gjë, “jemi të gjithë njëlloj në një skuadër”, për të motivuar zëvendësuesit. Kuptohet, çdo trajner ka 3 ose 4 lojtarë të tij të preferuar, kjo ndodh gjithmonë.
Ka lojtarë që vijnë nga poshtë te Real Madridi dhe nuk preferohet krygolashënuesi i një Kupe Bote. James Rodriguez është poshtë Mariano, nuk e di si ta ustifikoj këtë… Zidane duhet t’i respektojë lojtarët sipas meritave që kanë. James po tregon shumë durim në këtë situatë, po të isha unë do t’i dërgoja Zidane një mu* për ta ngrënë. Këtu nuk flitet më për fisnikërinë e James, por atë që meriton trajneri i tij”.
Fakt është se James Rodríguez nuk figuron ende në planet e Zinedine Zidane, megjithë fjalët pozitive të trajnerit francez se kolumbiani është stërvitur mirë: “Unë do të mbështetem tek ai, sepse po stërvitet mirë. Le të shohim kur duhet të luajë. Ka shumë rivalitet në rolin e tij. Është e vërtetë që nuk ka luajtur shumë…” Përkundër momentit të keq që James Rodríguez po kalon te Real Madridi, Faustino Asprilla vazhdon ta lavdërojë “10” e Kolumbisë.












