Sekretarja e shkollës ‘Mihal Grameno’ del pozitiv me COVID-19, izolohet i gjithë stafi

Pak ditë pasi që burri i saj kishte rezultuar pozitiv më COVID-19, edhe sekretarja e shkollës fillore “Mihal Grameno”, në Fushë-Kosovë dje ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Në një prononcim për PORTALI.info, drejtori i Arsimit në këtë Komunë, Islam Shabani, ka treguar më gjerësisht në lidhje me këtë rast. “Ajo, ka dal pozitiv me Covid-19, […]
Pak ditë pasi që burri i saj kishte rezultuar pozitiv më COVID-19, edhe sekretarja e shkollës fillore “Mihal Grameno”, në Fushë-Kosovë dje ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Në një prononcim për PORTALI.info, drejtori i Arsimit në këtë Komunë, Islam Shabani, ka treguar më gjerësisht në lidhje me këtë rast.
“Ajo, ka dal pozitiv me Covid-19, sepse buri i saj, i cili është punëtor i ‘Agjensionit për Konkurrencë’, kishte dal pozitiv një javë më parë. Sekretarja ka punu në shkollë dhe normal që ka pas kontakte me një pjesë të stafit. Ne kemi marr vendim që të izolohen të gjithë punëtoret e shkollës, së paku për një javë, ngase po konsiderojmë se dikush prej stafit mund të ketë pas kontakt më të afërt me sekretaren e infektuar me Covid-19”, ka sqaruar Shabani.
Tutje, drejtori tregoi se janë në pritje nga Instituti i Shëndetësisë për veprimet e radhës.
“E kemi dërguar në Institutin e Shëndetësisë listën e personelit të stafit më të cilët sekretarja ka pas kontakt në shkollën tonë, dhe ne tash po presim nga Instituti përgjegje se si të veprojnë”, tha ai.
Shabani, ka treguar se stafi i shkollës ka gjithsejtë 106 punëtor, por vetëm gjysma prej tyre do të i’u nënshtrohen testit, ngase pjesa tjetër nuk ka qenë prezent në shkollë gjatë kësaj periudhe.











