Sekretari i Shëndetësisë në Britani turëprohet në transmetim direkt me gafën për Rashfordin

Sekretari i Shëndetësisë në Britani turëprohet në transmetim direkt me gafën për Rashfordin Matt Hancock e ka quajtur Marcus Rashfordin me emrin “Daniel”, në një episodë të sikletshëm për të. Sekretari i Shëndetësisë bëri gabimin sot në mëngjes, pavarësisht se ylli i Manchester Unitedit aktualisht është njeriu më i përfolur në politikë, transmeton Periskopi. Në […]
Matt Hancock e ka quajtur Marcus Rashfordin me emrin “Daniel”, në një episodë të sikletshëm për të.
Sekretari i Shëndetësisë bëri gabimin sot në mëngjes, pavarësisht se ylli i Manchester Unitedit aktualisht është njeriu më i përfolur në politikë, transmeton Periskopi.
Në një paraqitje për “Sky News”, Hancock u pyet rreth yllit pasi ai detyroi Boris Johnsonin të ndryshonte vendimin dhe t’i ofrojë nga 20 euro në javë ushqime për fëmijët e varfër në shkollë, gjatë pushimeve verore.
Ai tha: “E saktë. Ju tregoj atë që ndodhi, Kryeministri foli me Daniel Rashfordin, ai e konsideroi dhe e mori vendimin.
“Mnedoj se është fantastike. Jam fans i asaj që të gjejmë sa më shumë mbështetje që është e mundur për njerëzit që janë në rrethana të vështira.
“Mendoj se Marcus Rashford ka bërë gjëra të mëdha.”
Kjo gafë është tallur shumë në Twitter. /Periskopi.com/
Oh dear. Matt Hancock accidentally called Marcus Rashford “Daniel Rashford”. pic.twitter.com/wzZg7vDgai
— Aubrey Allegretti (@breeallegretti) June 17, 2020












