Rooney krahason trajnerin e Liverpoolit me Fergusonin: Nëse Klopp qëndron edhe dhjetë vite te Liverpooli do t’i fitojnë edhe 5 tituj

Tashmë është vetëm çështje kohe para se Liverpooli ta fitojë titullin si kampion të Premierligës për herë të parë që prej 30 vitesh. Por, a është fitimi i këtij titulli vetëm fillimi apo thjesht një titull i vetëm? Epo, sipas legjendës së Manchester United, Ëayne Rooney, është vetëm fillimi – ai beson se rivalët e […]
Por, a është fitimi i këtij titulli vetëm fillimi apo thjesht një titull i vetëm?
Epo, sipas legjendës së Manchester United, Ëayne Rooney, është vetëm fillimi – ai beson se rivalët e tij të mëparshëm mund të mbizotërojnë në vend ashtu si bëri United.
Nën drejtimin e Sir Alex Ferguson, Djajtë e Kuq fituan pesë tituj të Premierligës në shtatë sezone (2006 dhe 2013) dhe Rooney mendon se kjo munnd të ndodh edhe me Liverpoolin, transmeton Periskopi.
“United mbizotëroi sepse Fergie qëndroi kaq gjatë. Unë mendoj se nëse Klopp, i cili është vetëm 53 vjeç, do të qëndronte në Anfield për dhjetë vitet e ardhshme, Liverpool do të fitonte të paktën pesë tituj të Premier League.
Kujtojmë se, kanë kaluar 30 vjet të gjata që kur Liverpooli fitoi për herë të fundit titullin e Premie Ligës. /Periskopi












