Richard Grenell jep dorëheqje nga pozita në Departamentin e Shtetit

I dërguari special i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka dhënë dorëheqje nga pozita në Departamentin e Shtetit. Këtë e ka bërë të ditur ai vet nëpërmjet një postimi në Instagram. “Unë sot zyrtarisht kam dhënë dorëheqjen nga Departamenti i Shtetit”, ka shkruar Grenell. “Presidenti Trump më prezentoi me dhuratën e lamtumirës, pozitën […]
Këtë e ka bërë të ditur ai vet nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Unë sot zyrtarisht kam dhënë dorëheqjen nga Departamenti i Shtetit”, ka shkruar Grenell.
“Presidenti Trump më prezentoi me dhuratën e lamtumirës, pozitën në kabinet. Sekretarët e kabinetit nuk marrin pozita kabineti por presidenti Trump deshi që unë ta kem timen sepse tha që “Ti je Sekretari i Parë i Kabinetit Gay dhe kjo është punë e madhe”, shtoi ai.
Ai vazhdon ta mbajë postin e të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi.











