Reagon futbollisti kroat pas publikimit të videos: ‘Grezda po gënjen’

Reagon futbollisti kroat pas publikimit të videos: ‘Grezda po gënjen’

Eros Grezda është bërë lajmi i ditës në Kroaci. Futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe Osijekut, është rrahur me lojtarin kundërshtar të Rijekës, Anonio Mirko Çolak. Incidenti ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, ku Rijeka fitoi 3:2. Pas ndeshjes, derisa të dy lojtarët ndodheshin në parkingun e stadiumit, Grezda ka goditur […]

Eros Grezda është bërë lajmi i ditës në Kroaci. Futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe Osijekut, është rrahur me lojtarin kundërshtar të Rijekës, Anonio Mirko Çolak.

Incidenti ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, ku Rijeka fitoi 3:2.

Pas ndeshjes, derisa të dy lojtarët ndodheshin në parkingun e stadiumit, Grezda ka goditur me dorë kundërshtarin, shkruajnë mediat kroate.

Për këtë incident ka reaguar Grezda i cili ka thënë se është provokuar nga kundërshtari.

“Kur vjen puna te fyerjet e rënda në aspekt personal dhe kombëtar, qoftë si njeri, qoftë si sportist, jam shumë i ndjeshëm. E gjitha kjo ndodhi jo vetëm gjatë ndeshjes, por dhe pas saj. Unë po qëndroja përpara autobusit të skuadrës sime dhe sulmuesi rival Colak po kalonte para meje në mënyrë provokuese”, u shpreh Grezda, shkruan Olle.

Ndërsa, pas këtij reagimi të Grezdës, ka reaguar edhe sulmuesi kroat i cili i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e gjakovarit.

“Mua më vjen keq që ka ndodhur ai incidenti sepse nuk kam pasur probleme as me Grezdën dhe as me lojtarët e Osijek, brenda dhe jashtë fushe. Emocionet janë në fushë, por jashtë saj ne i zgjasim dorën njëri-tjetrit dhe jemi miq të sportit. Kur mendova se sulmi fizik që më bëri Grezda ishte gjëja më e keqe që ndodhi, lexova edhe ato gënjeshtrat që ka thënë sot në deklaratën e tij, që unë paskam fyer atë në bazën kombëtare”.

“Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka të bëj fare me të vërtetën. Shpresoj se do të marrë ekspertët dhe ta ndihmojnë sepse më kanë thënë se ky nuk është incidenti i tij i parë i kësaj natyre. Qendrova i qetë sepse nuk dua të jap leksione të dhunës dhe është mesazh i gabuar për të rinjtë, sepse ne duhet të jemi modelet e tyre”, ka thënë Çolak

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova