Raportohej për zënkë mes tifozëve dhe skuadrës së Drenicës, reagon klubi

Raportohej për zënkë mes tifozëve dhe skuadrës së Drenicës, reagon klubi

KF Drenica ka hedhur poshtë pretendimet se trajneri i tyre, Gani Sejdiu është sulmuar. Në medie është raportuar për një zënkë mes tifozëve të Drenicës dhe skuadrës, ku thuhej se është sulmuar trajneri Gani Sejdiu. Drenica përmes një reagimi publik, ka sqaruar të gjithën. Reagimi i KF Drenica: Klubi Futbollistik ‘Drenica’ , njofton të gjithë […]

KF Drenica ka hedhur poshtë pretendimet se trajneri i tyre, Gani Sejdiu është sulmuar.

Në medie është raportuar për një zënkë mes tifozëve të Drenicës dhe skuadrës, ku thuhej se është sulmuar trajneri Gani Sejdiu.

Drenica përmes një reagimi publik, ka sqaruar të gjithën.

Reagimi i KF Drenica:

Klubi Futbollistik ‘Drenica’ , njofton të gjithë opinionin futboll dashes dhe komunitetin sportiv, që nuk janë të vërteta pretendimet e disa mediave, të shkruara sot, që është sulmuar trajneri i KF Drenica, Gani Sejdiu të martën mbrëma.

KF Drenica, për hir të korrektësisë dhe informimit sa më të drejtë të opinionit, njofton se tifozët e klubit , ‘Shqiponjat e Zeza’, kanë qenë të revoltuar nga humbja e ekipit nga FC Prishtina, dhe normalisht kanë pasur pa kënaqësi, pasi që të gjithë do të donin që Drenica të kishte paraqitje më të mirë dhe t’i afrohej finales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, por e theksojmë së nuk ka pasur asnjë sulm ndaj askujt e as trajnerit të KF Drenica.

Ka pasur diskutime normale dhe të arsyeshme të Kryesisë së KF Drenica dhe kryesisë së tifozëve ‘Shqiponjat e Zeza’, por asnjë lloj sulmi nuk ka pasur ndaj askujt.

Gjithashtu KF Drenica, njofton opinionin dhe të gjithë dashamirët e futbollit dhe të klubit, se ekipi ditën e mërkurë (dje) me 03/06/2020, ka zhvilluar përgatitjet normalisht pa asnjë problem. Pra pretendimet e disa mediave të lansuara sot(e enjte) nuk qëndrojnë.

Klubi, iu bënë serish thirrje si shumë herave të tjera, mediave që të jenë korrekte dhe të mos keq informojnë opinionin me lajme të pa baza, dhe para plasimit të informatave të tilla, mediat lutën që të komunikojnë me drejtuesit e klubit, për të marrë prononcime, ku klubi gjithmonë ka qenë i hapur dhe transparent me mediat. Andaj kërkojmë edhe njëherë nga mediat që të jenë më korrekte në raportimin e ngjarjeve dhe të kontaktojnë drejtuesit e klubit për të marrë informacione të sakta për para se të lansohen shkrimet në media.

KF Drenica, ka qenë dhe është gjithmonë e hapur të bashkëpunoj dhe të informojë mediat dhe opinionin në mënyrën me korrekte të mundshme, andaj kërkojmë mirëkuptim dhe korrektësi edhe nga ana e mediave.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova