Racizmi dhe homofobia në futboll, flet Presidenti i La Ligas

Racizmi dhe homofobia në futboll, flet Presidenti i La Ligas

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, analizoi për “Rac-1” ditët e para, pas rikthimit të futbollit në Spanjë. Si zakonisht, nuk ishte e nevojshme të mundohesh shumë për të evidentuar tituj “bombastikë”. Këto janë deklaratat e tij kryesore. Racizmi dhe homofobia në futboll – “Tashmë jemi pozicionuar kundër çështjes së racizmit. Unë besoj se ky problem […]

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, analizoi për “Rac-1” ditët e para, pas rikthimit të futbollit në Spanjë. Si zakonisht, nuk ishte e nevojshme të mundohesh shumë për të evidentuar tituj “bombastikë”. Këto janë deklaratat e tij kryesore.

Racizmi dhe homofobia në futboll – “Tashmë jemi pozicionuar kundër çështjes së racizmit. Unë besoj se ky problem ndodhet sot në SHBA. Kur kemi pasur probleme racizmi, ne i kemi sulmuar hapur ato. Jemi Liga e vetme në botë, që ka bërë një ankesë penale kundër sulmit ndaj Williams në “Cornellà”. Kjo është ajo që duhet të bëhet për të sulmuar racizmin. Jo më pak se 15 herë kemi bërë denoncime për koret raciste apo homofobike. Pra, jemi këtu për të marrë vendime të vështira ndaj këtij fenomeni.

Lidhur me atë, nëse do të ishte mirë nëse futbollistët mund të flisnin lirshëm për homoseksualitetin e tyre, unë kam qëndrimin tim. Nëse me të vërtetë kemi homoseksualë mes futbollistëve tanë, do të ishte mirë ta bashkëzgjedhin personalitetin e tyre. Do të më dukej perfekte nëse disa lojtarë e bëjnë këtë, të mos e mbajnë të fshehtë prirjen e tyre seksuale. Pse jo, do të ishte mirë edhe për shoqërinë. Nuk më pëlqen fakti se ata duan ta fshehin këtë”.

Reduktimi i ekipeve në La Liga – “Jo, është një model konkurence që, sipas mendimit tonë, nuk funksionon. Nuk po mendojmë ta zvogëlojmë numrin e ekipeve në një afat të shkurtër ose të mesëm. Modeli është i vendosur me 20 klube dhe ka arsyen e tij për të qenë kështu. Problemi qëndron me kalendarët, sepse duhet llogaritur edhe Liga e Kampionëve, ndeshjet luhen në fundjavë, shpiken gara siç është Liga e Kombeve, rritet numri i skuadrave në një Kupë Bote… Është e rëndësishme të theksohet se vetëm në një sezon, ligat më të mëdha në Europë gjenerojnë më shumë para se pesë Kupa Bote, pesë herë më shumë sesa një Champions. Le të mos i ndryshojmë ato që funksionojnë dhe kanë krijuar një industri kolosale. Industria e futbollit në Europë është më e rëndësishme se NBA dhe NFL”.

Kriza e futbollit pas pandemisë – “Ne me siguri do të shohim më shumë shkëmbime lojtarësh mes klubeve tani. Natyrisht, do të ketë edhe qarkullim parash, por jo më në shifra të mëdha. Situata është ajo që është. Ligat kryesore në Europë kanë pësuar kriza të mëdha. Nuk do të ketë lëvizje të mëdha parash, nëse klubet shtetërore nuk e gjallërojnë tregun, por jo me para nga sektori i gazit apo naftës. Nëse verën e kaluar qarkulluan 3 miliardë e 500 milionë euro në mesin e ligave të mëdha, unë nuk mendoj se do të shkojmë përtej 800 milionëve këtë vit”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova