Qytetarët e Shqipërisë të indinjuar me Albin Kurtin: Në kohën e luftës i pritëm si vëllezër, tani as për vdekje s’po na lënë të kalojmë

Qytetarët e Shqipërisë të indinjuar me Albin Kurtin: Në kohën e luftës i pritëm si vëllezër, tani as për vdekje s’po na lënë të kalojmë

Edhe sot, në ditën e dytë që Shqipëria rihapi kufijtë tokësore, asnjë qytetar shqiptar nuk mund të futet në Kosovë nëse nuk ka bërë tamponin, jo më vonë se 4 ditët e fundit. E ndërsa në palën shqiptare kalohet normalisht, pasi kërkohet vetëm matja e temperaturës, shqiptarët nuk kalojnë dot në Kosovë pa tamponin duke […]

E ndërsa në palën shqiptare kalohet normalisht, pasi kërkohet vetëm matja e temperaturës, shqiptarët nuk kalojnë dot në Kosovë pa tamponin duke shkaktuar indinjatë.

Në prononcimet e tyre për Report TV, qytetarët janë shprehur se nuk po lejohen që të kalojë as për raste vdekje.

“Më ka kthyer dy herë, kërkojnë tampon, më thotë bën 30 euro, por nuk ka ku e merr shteti, por unë vij nga Tirana, meqënë ma kishte bërë shteti.

Unë nuk kam asnjë problem, për një raport mjekësor po shkoj ta marr, por jo tamponi. Çfarë lidhje ka tamponi, po ai që vjen nga Kosova se nuk e bën? Nëse është e mundur, pse nuk e le këtu dhe ta bëjmë këtu për daljen dhe për hyrjen” tha një qytetar.

Një tjetër theksoi se “Na kërkojnë test COVID-i. Do të kthehemi, te greku na lejojnë këtu jo, llogarite tani, doganat tona, çfarë bëhet kështu??!!!!”.

“Ne punojmë në Kosovë në Prishtinë, jemi bllokuar tani. Tani e morëm vesh se duhet testi, nuk dinim gjë. Sot na thanë lejohet, por doli e kundërta” tha një tjetër.

“Nuk po na lejojnë, kemi dy raste vdekje, djali dhe vajza e dajës, erdhëm nga Tirana 3 makina, por nuk na lejojnë kërkojnë tamponin. Na thanë po presim urdhër tjetër.

Ndërkohë që ne shqiptarët në kohën e luftës së Kosovës, i gjithë Kukësi u ngrit në këmbë erdhi në Morinë me pritur vëllezërit kosovarë, ne na ndalojnë.

Kjo nuk duhet të ishte bërë nga Kosova, duhet të na lejonin sidomos për rast vdekje. Kufoma besoj se do të lejohet që  të kalojë nga këtu, pasi ka ardhur nga Franca” tha një qytetare.

“Nuk e di, populli nuk di gjë, nuk e di se cfarë bëjnë qeveritarët. Kosovarët hyjnë dhe dalin, ne jo, cfarë bëhet kështu. Shteti duhet të marrë masa. Kufoma vjen nga Franca do të kalojë nga këtu, po na lanë. Jemi në doganë prej orës 02:00 të natës”.

Dje pas reagimeve të shumta u hoq taksa e dezinfektimit 22 euro për kamionët, por për qytetarët vijon që të jetë në fuqi tamponi.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha mbrëmë në Report TV se karantina është hequr, por tamponi jo. Pra kusht për të kaluar në Kosovë është tamponi.

“Ne e kemi mbyllur karantinimin në fundjavën që lamë pas. Ajo çfarë bëjmë ne është që qytetarët që vijnë në Kosovë i kërkojmë që të tregojnë lejë qëndrimi, i matim temperaturën  e tyre, marrim të dhënat dhe nëse kanë bërë testin 4 ditët e fundit kalojnë pa asnjë problem.

Po mundohemi të bëjmë edhe zbutje shtesë. Por nuk mund të sillemi në një situatë normale. Nuk duhet të lejojmë rikthimin e pandemisë”, u shpreh Albin Kurti.

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike