Qahet Vjosa Osmani: Më përjashtuan se jam grua dhe parimore

Qahet Vjosa Osmani: Më përjashtuan se jam grua dhe parimore

Pas shkarkimit nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, ka reaguar Vjosa Osmani. Osmani në një shkrim të gjatë thotë se u shkarkua vetëm sepse është grua dhe ka parime. Ajo u shkarkua me 70 vota  (Po); 16  kundër (Jo), 9 abstenime dhe 28 nuk janë përgjigjur, s’kanë marrë pjesë në votim. Reagimi i plotë: Po […]

Pas shkarkimit nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, ka reaguar Vjosa Osmani.

Osmani në një shkrim të gjatë thotë se u shkarkua vetëm sepse është grua dhe ka parime.

Ajo u shkarkua me 70 vota  (Po); 16  kundër (Jo), 9 abstenime dhe 28 nuk janë përgjigjur, s’kanë marrë pjesë në votim.

Reagimi i plotë:

Po përjashtohem e diferencohem sepse:
Thashë kurrë me të korruptuarit, dhe ashtu mbeti;
Thashë do t’i sjellim Kosovës ndryshimin e jo mendësinë e vjetër në pushtet, dhe ashtu mbeti;
Thashë se nuk do ta përkrahë asnjë tregtar të kufijve e të sovranitetit, dhe ashtu mbeti.
Thashë për Kosovën do të kërkojmë barazi nëpërmjet reciprocitetit, dhe ashtu mbeti;
Thashë se askujt nuk do t’i punojmë pas shpine, dhe ashtu mbeti;
Pra, u diferencova e shkarkova sepse e mbajta fjalen.
U diferencova edhe për shkak se jam grua, sepse asnjë nënkryetar burrë në të kaluarën, edhe kur kanë kundershtuar e vepruar kundër vendimeve të partisë, nuk janë përjashtuar.

Por, të dashur qytetarë të Kosovës, sistemet që themelin mbi të cilin qëndrojnë e kanë diferencimin, janë gjithnjë të destinuara të dështojnë. Kështu ka qenë në të kaluarën, e kështu do të jetë edhe tash e tutje, të jeni të bindur. Prandaj po e përsëris atë që e kam thënë në Kuvend më 25 mars:

Në politikë, sikur edhe në jetë, ndonjëherë duhet ta paguash çmimin e të qenit parimor. Unë e kam provuar në lëkurën time më shumë se njëherë. Por, parimësia tregon udhën e vërtetë, edhe kur ajo është e mbushur përplot gjemba. E, unë nuk përtoj t’u rrekem këtyre pengesave për ta bërë të dukshme dritën, edhe nëse kjo nuk kuptohet nga disa mendjeshkurtër që sot votuan për përjashtimin e diferencimin tim. Por është një udhë që unë e kam ndjekur këto 20 vjet e ajo është udha që ta shtron besimi qytetarë dhe asaj nuk e kam ndërmend t’i ndahem kurrë. Në secilën betejë, do të jem me qytetarët, deri në fund.

I falenderoj 53 anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm që nuk u bënë pjesë e këtij diferencimi politik. Ndërsa për diferencuesit e sotëm, shihemi në garën zgjedhore së shpejti. E aty do ta shohim se kush do të fitojë kur të dalim para qytetarëve. Gara e vërtetë është para qytetarëve, edhe pse shumica dërmuese prej jush diferencues, jeni aq frikacakë sa nuk do të guxoni të dilni në atë përballje, por sërish do të fshiheni prapa dikujt tjetër. Por përballja e madhe do të ndodhë. Mua më ka ngritur populli dhe vetëm ai do të mund të më rrëzojë.

Bring it on! ??

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja