Publikohen formacionet zyrtare nga dy ndeshjet e Superligës: Gjilani-Vushtrria dhe Drenica-Flamurtari

Sot janë në program tri duele të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll. Gjilani pret Vushtrrinë në ndjekje të skuadrave kryesuese. Fitorja është obligim për të besuarit e Gentjan Mezanit, ndërkohë që vushtrriasit mund të luajnë vetëm për nderin e ‘Kalasë’ së tyre, e cila tashmë veçse ka ngritur flamurin e bardhë. […]
Gjilani pret Vushtrrinë në ndjekje të skuadrave kryesuese. Fitorja është obligim për të besuarit e Gentjan Mezanit, ndërkohë që vushtrriasit mund të luajnë vetëm për nderin e ‘Kalasë’ së tyre, e cila tashmë veçse ka ngritur flamurin e bardhë.
Drenica në duelin tjetër e pret Flamurtarin në një ndeshje direkte për t’i ikur zonës së rrezikshme. Dy skuadrat kanë imperative fitoren, ndërkohë që dueli e kësaj xhiro mund të jetë përcaktues për fatin e këtyre dy skuadrave.
Këto dy takime do të zhvillohen nga ora 17:00, ndërkohë dueli i tretë i ditës ndërmjet Prishtinës dhe Dukagjinit fillon nga ora 19:00.
Gjilani – Vushtrria 17:00
Gjilani: Haxhihamza, Kastrati, Veliu, Kqiku, Ferreira, Aziz, Jonuzi, Svraka, Hajdari, Progni, Nikaç. Kryetrajner: Gentjan Mezani
Vushtrria: Marly Prince, Chinonso, Halimi, Istrefi, Ahmeti, Azemi, Dervishaj, Okonëo, Sie, Zabërgja, Fazliu. Kryetrajner: Fitim Llapashtica.
Drenica – Flamurtari 17:00
Drenica: Ymeri, Lushtaku, Turku, Pasoma, Osmani, Thaçi, Bardhi, Hamiti, Mëziu, Hyseni, Shillova. Kryetrajner: Gani Sejdiu
Flamurtari: Nika, Kabashi, Zeqaj, Dumani, Maxhuni, Zeqiri, Boshnjaku, Shala, Bruqi, Maliqi, Kelmendi. Kryetrajner: Sunaj Keçi












