Përgjigja epike e Muller kur u pyet se a zgjedh Messin apo Ronaldon: ‘Jo faleminderit, zgjedh Lewan-goal-skin’

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, kush është futbollisti më i mirë i dekadës së fundit? Kjo është pyetja që mundon prej vitesh njerëzit e futbollit të cilët nuk mund ta shmangin një përgjigje, megjithatë ka edhe nga futbollistë që nuk zgjedhin asnjërin prej tyre por dikë tjetër. Diçka të tillë e ka bërë edhe Thomas […]
Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, kush është futbollisti më i mirë i dekadës së fundit? Kjo është pyetja që mundon prej vitesh njerëzit e futbollit të cilët nuk mund ta shmangin një përgjigje, megjithatë ka edhe nga futbollistë që nuk zgjedhin asnjërin prej tyre por dikë tjetër. Diçka të tillë e ka bërë edhe Thomas Muller.
Gjermani i befasoi të gjithë me zgjedhjen e tij, duke thënë se më përpara do të zgjidhte Robert Leëandoëskin se dy fenomenët e futbollit. “Ndoshta në të shkuarën, do të doja të luaja me Lionel Messin, pasi isha një lojtar që do të doja të shënoja.
Me kalimin e viteve kam filluar të asistoj më shumë dhe do të ishte perfekte të kisha Cristianon përpara, i cili është një makineri golash. Por kam kuptuar se të luash me Robert Leëandoëskin, është një nder i madh. Unë e quaj Robert ‘Lewan-goal-ski’!”, u shpreh Muller.












