Pavarësisht moshës Cristiano Ronaldo nuk di të ndalet, befason përsëri me fizikun e tij

Cristiano Ronaldo po përgatitet për rifllimin e Serie A dhe, sipas testeve zike të bëra në “Continassa”, pavarësisht se moshën 35 vjeç, ende arrin ta përmirësojë trupin e tij. Portugezi kishte mbërritur në formë të shkëlqyeshme pas karantinës, por, siç raportohet nga “Tuttosport”, përmirësimi i tij është fakt i dukshëm. Testet e forcës siguruan të […]
Cristiano Ronaldo po përgatitet për rifllimin e Serie A dhe, sipas testeve zike të bëra në “Continassa”, pavarësisht se moshën 35 vjeç, ende arrin ta përmirësojë trupin e tij.
Portugezi kishte mbërritur në formë të shkëlqyeshme pas karantinës, por, siç raportohet nga “Tuttosport”, përmirësimi i tij është fakt i dukshëm.
Testet e forcës siguruan të dhëna pak më të larta se ato të muajit mars, rezultat i stërvitjes rigoroze në palestrën personale të CR7, që në muajt e kaluar, në Madeira, ku ai ishte zhvendosur më 9 mars.
Në shtëpinë që ka në vendlindje, ylli bardhezi ka punuar pa u lodhur, me të gjitha mjetet në dispozicion. Gjithashtu, CR7 është më i shpejtë sesa në momentin kur futbolli u ndal, pas ndeshjes Juventus-Inter.
Pika e limit për shpejtësinë e tij është më e mirë. Gjithashtu, në këtë rast, përmirësimi është rezultat i punës së bërë në pothuajse tre muajt e ndalimit të detyruar, gjatë së cilës Ronaldo përdori infrastrukturën e “Madeira Nacional” (ekipi i tij i dytë në ishullin e lindjes, pas Andorinha) për t’u praktikuar.














