Pas shërbimit ushtarak në Korenë e Jugut, Son mezi pret të kthehet në fushë: ‘Flija me 10 njerëz të panjohur’

Sulmuesi i Tottenhamit, Son Heung-Min është rikthyer në Londër pas shërbimit të tij ushtarak në Korenë e Jugut. Pasi futbolli u pezullua për shkak të Covid19, Son shfrytëzoi pezullimin dhe u nis për t’i kryer shërbimet ushtarake që iu kërkuan, para se ai t’i mbush 28 vjet këtë verë. Son, 27 vjeç, pranoi se ditët […]
Pasi futbolli u pezullua për shkak të Covid19, Son shfrytëzoi pezullimin dhe u nis për t’i kryer shërbimet ushtarake që iu kërkuan, para se ai t’i mbush 28 vjet këtë verë.
Son, 27 vjeç, pranoi se ditët e para të turneut të tij të detyrës, ishin të vështra – por këmbëngul se ai e shijoi jetën e ushtrisë.
“Ishte një përvojë e mirë. Unë nuk mund të them gjithçka që kam bërë, por me të vërtetë më pëlqeu shumë.
“Dita e parë kur nuk e njohim njëri-tjetrin ishte pak e çuditshme, por shpejt u njohëm me njëri-tjetrin.
“Kemi kaluar çdo ditë së bashku në një dhomë, 10 njerëz shumë afër, duke punuar së bashku, kemi ndihmuar njëri-tjetrin, kështu që ishte kohë fantastike – tha Son, përcjell Periskopi
Kujtojmë që Son Heung-min nuk ka luajtur për Spurs që kur theu krahun në shkurt, ndërsa tash është rikuperuar plotësisht /Periskopi.com












