Pamjet nga paraqitja e mbrëmshme e Hazardit tregojnë se ai është rikthyer në top formë

Ka qenë një sezon i vështirë ai i pari për Eden Hazardin te Real Madridi. Pas shtatë viteve te Chelsea, belgu më në fund siguroi transferimin e ëndrrave te Reali verën e kaluar, transmeton Periskopi. Shumë e konsideronin Hazardin si pasuesin e natyrshëm të Cristiano Ronaldos, por edicioni i pari ishte makth i vërtetë për […]
Pas shtatë viteve te Chelsea, belgu më në fund siguroi transferimin e ëndrrave te Reali verën e kaluar, transmeton Periskopi.
Shumë e konsideronin Hazardin si pasuesin e natyrshëm të Cristiano Ronaldos, por edicioni i pari ishte makth i vërtetë për të.
Forma e dobët fizike në fillim të karrierës në Spanjë u përcoll me lëndime të vazhdueshme.

Por pas një pezullimi të përkohshëm të futbollit spanjoll për shkak të koronavirusit, Hazard është rikthyer në formën më të mirë fizike dhe tash po duket lojtar krejt tjetër.
Pasi shkëlqeu në fitoren 3-1 të Realit kundër Eibarit, belgu startoi kundër Valencias mbrëmë.
Ai tregoi aftësitë e tij në pjesën e dytë, teksa asistoi për golin e parë të ndeshjes, i cili u shënua nga Karim Benzema.
Ai dhuroi edhe disa driblime, gjë që kishte munguar në paraqitjet e tij në fillim të sezonit.
Shikoni përmbledhjen e paraqitjes së Hazardit në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/












