Pamje nga festa qesharake e Bayern Munichut pasi fitoi titullin mbrëmë në stadiumin e zbrazët

Bayern Munichu u bë skuadra e parë që e fiton titullin e kampionatit vendor pas rinisjes së sezonit. Megjithatë, pamjet nga festa e lojtarëve të Bayernit tregojnë se as kampionët e ligave të tjera s’do të kenë shumë arsye për të festuar. Goli i shënuar nga Robert Lewandowski në pjesën e parë të fitores me […]

Goli i shënuar nga Robert Lewandowski në pjesën e parë të fitores me rezultat 1:0 të Bayernit kundër Werder Bremenit të Milot Rashicës, i mjaftoi Bayernit ta sigurojë titullin, përkundër kartonit të kuq me të cilin u ndëshkua Alphonso Davies afër fundit të ndeshjes.

E përkundër që ky është titulli i tetë radhazi i Bundesligës që Bayerni e fiton, ai ishte paksa më i veçantë – pasi që përhapja e koronavirusit në botë ka bërë që ndeshjet të duhet të zhvillohen pa tifozë në stadiume.

CELEBRATION ?pic.twitter.com/Ltbcauw1Oc

— Ehson (@Bayern_mania) June 16, 2020

Në mungesë të tifozëve, lojtarët e Bayernit do të duhet të mjaftohen me festën që e bënë në stadiumin e zbrazët të martën, pasi që rregullat për koronavirus bëjnë që të mos lejohet as paradë për festimin e titullit, përkundër që Lewandowski tha se shpreson për një tjetër zgjidhje.

“Ne jemi kampionë të Gjermanisë. Natyrisht se është paksa e komplikuar pasi që s’mund të festojmë me tifozët. Ajo pjesa shtesë, ai pasioni po na mungon”, u shpreh sulmuesi polak.

“Ne jemi me të vërtetë të kënaqur, nuk ka qenë një sezon i lehtë. Ne kemi qenë duke luftuar për titullin që një kohë të gjatë. Shpresoj se do të mundë të festojmë me tifozë në stadium së shpejti”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova