Nuk do ta besoni çmimin që Man United i ka vënë Pogbas kur i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratë

Manchester United e vlerëson Paul Pogban të kushtojë plot 168 milionë euro, sipas “London Evening Standard”. Francezi ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike gjatë kohës së tij në “Old Trafford”, dhe ka pasur sugjerime se ai mund të largohet nga klubi këtë verë, transmeton Periskopi. Sidoqoftë, pandemia e koronavirusit ka shkaktuar krizë te klube […]
Francezi ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike gjatë kohës së tij në “Old Trafford”, dhe ka pasur sugjerime se ai mund të largohet nga klubi këtë verë, transmeton Periskopi.
Sidoqoftë, pandemia e koronavirusit ka shkaktuar krizë te klube evropiane, dhe shumica e tyre tash hezitojnë të shpenzojnë shumë.

“The Guardian” raportoi në shkurt se Juventusi, klub për të cilin Pogba kishte luajtur para rikthimit tek Unitedi, dhe Real Madridi kanë skautuar Pogban dhe gjithashtu u tha se një transferim do të ishte në interesin e të gjithëve.
Mirëpo, “Standard” tani potencon se United i ka vënë një çmim prej 168 milionë eurove francezit, shumë të cilën asnjë klub nuk është i gatshëm ta paguajë.
Ai gjithashtu do të futet në vitin e fundit të kontratës këtë verë, që nënkupton se ai mund të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit 2020/21. /Periskopi.com/












