Nuk do ta besoni arsyetimin e David Luizit pas paraqitjes katastrofale kundër Man Cityt

David Luiz pranon përgjegjësitë e mbrëmjes së tij katastrofike. “Nuk ishte faji i skuadrës, por imi. Trajneri është fantastik, të gjithë lojtarët luajtën shkëlqyeshëm, ishte thjesht faji im”, tha mbrojtësi i Arsenalit, shkaktar i golit të parë, penalltisë dhe kartonit të kuq kundër Cityt. Por, braziliani gjen edhe alibinë, rinovimin e kontratës: “Duhet të kisha […]
“Nuk ishte faji i skuadrës, por imi. Trajneri është fantastik, të gjithë lojtarët luajtën shkëlqyeshëm, ishte thjesht faji im”, tha mbrojtësi i Arsenalit, shkaktar i golit të parë, penalltisë dhe kartonit të kuq kundër Cityt.
Por, braziliani gjen edhe alibinë, rinovimin e kontratës:
“Duhet të kisha marrë një tjetër vendim në dy muajt e fundit. Unë nuk e mora.
“Ka lidhje me kontratën time. Duhet të merrja një vendim për ta zgjidhur të ardhmen time sa më shpejt që të ishte e mundur, por nuk e bëra. Nuk dua ta përdor këtë si justifikim, sepse ishte faji im dhe ashtu është. Por unë e dashuroj të qenurit këtu. Unë dua të qëndroj”. /Periskopi.com/












