Ngritja e çmimit të naftës në Kosovë është e paevitueshme

Ngritja e çmimit të naftës në Kosovë është e paevitueshme

Ditëve të fundit është vërejtur një rritje e lehtë e çmimit të naftës dhe lëndëve të tjera djegëse në Kosovë. Por, përveç kësaj rritjeje të lehtë, pritet që në ditët dhe javët e ardhshme të ketë rritje edhe më të madhe të naftës. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës Fadil Berjani është shprehur se […]

Ditëve të fundit është vërejtur një rritje e lehtë e çmimit të naftës dhe lëndëve të tjera djegëse në Kosovë.

Por, përveç kësaj rritjeje të lehtë, pritet që në ditët dhe javët e ardhshme të ketë rritje edhe më të madhe të naftës.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës Fadil Berjani është shprehur se rritja e çmimit të naftës do të jetë e theksuar dhe kjo do të ndodh për shkak të rritjes së çmimit në nivel ndërkombëtar.

I pyetur nëse do të ketë rritje të shpejtë, ai ka thënë se pritet të shihet se kur do të ndodh, por shprehet i sigurt se është e paevitueshme.

“Do të ketë rritje të theksuar sepse ka pasur gjithashtu rritje të çmimeve edhe në BERZË dhe në organizatën prodhuese OPEC dhe ne varemi direkt nga çmimi i prodhimit të naftës sepse këtë e rregullon BERZA. Çmimet janë rritur edhe ditëve të fundit, në import më shumë, por me pakicë më pak. Në ditët në vijim do të ketë rritje të theksuar.”, tha Berjani për lajmi.net.

Sipas Berjanit, pavarësisht ngritjes së çmimeve e cila pritet të ndodh, Kosova krahasuar me vendet e tjera të rajonit furnizohet me çmimet më të lira të derivateve të naftës.

“Në Kosovë tash përafërsisht çmimet sillen prej 0.88 dhe 0.89 cent për litër, ndërsa në Shqipëri Dizeli ofrohet me 1.24 euro, kurse benzina me 1.25 euro, por ky çmim do të shënojë ngritje në Kosovë së shpejti. Qytetarët e Kosovës ritheksoj shërbehen me çmimet më të lira në rajon”, tha Berjani.

I pyetur nga lajmi.net se cilat do të jenë konsekuencat e kësaj rritje të çmimit duke marrë parasysh situatën ekonomike të krijuar pas pandemisë COVID-19, Berjani pohon se edhe pikat e karburanteve janë të dëmtuara.

“Për momentin pikat e karburanteve janë duke punuar me 50-60 për qind të kapaciteteve për shkak të pandemisë”, tha Berjani.

Pas shfaqjes së koronavirusit gjithandej globit çmimet kanë pësuar rënie të dukshme e cila është vërejtur edhe në Kosovë, ku çmimi ka rënë edhe deri në 70 cent për litër.

Berjani gjithashtu ka potencuar se cilësia e naftës kontrollohet por se duhet të jetë më e lartë sesa ajo aktuale ku 6 për qind e importit arrin të kontrollohet.

“Dogana e Republikës së Kosovës kontrollon cilësinë dhe kemi dy laboratorë tjera të autorizuara nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Kontrollimi i cilësisë bëhet diku në 6 për qind gjatë importit, por duhet të jetë më e lartë dhe nuk jemi të kënaqur.

Sipas informacioneve që i posedon lajmi.net, gjatë muajit qershor, çmimi i naftës pritet të ngritet deri në mbi 1 euro, kur gjatë kohëve të fundit çmimi kishte rënë deri në 30 cent nën 1 euro.

Në anën tjetër, bizneset të cilat shfrytëzojnë naftën dhe derivatet e saj për të ushtruar aktivitetin e tyre ekonomik shpesh janë ankuar se çmimet e larta ndikojnë shumë për së keqi kur çmimet janë të larta.

Të ngjashme
Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten