Nga Aston Villa te Aston Villa: Premierliga rifilloi sonte pas 100 ditësh

Premier League rikthehet dhe e bën pas plot 100 ditësh! Ishte 9 marsi i këtij viti kur ndeshja e fundit që u luajt përpara se dyert e stadiumeve të mbylleshin dhe sinjali të fikej: luhej Leicester-Aston Villa 4-o. Pas më shumë se 3 muajsh, rikthehet magjia e kampionatit më të bukur në botë, sërish me […]
Premier League rikthehet dhe e bën pas plot 100 ditësh!
Ishte 9 marsi i këtij viti kur ndeshja e fundit që u luajt përpara se dyert e stadiumeve të mbylleshin dhe sinjali të fikej: luhej Leicester-Aston Villa 4-o.

Pas më shumë se 3 muajsh, rikthehet magjia e kampionatit më të bukur në botë, sërish me Aston Villa në fushë, që këtë herë pret në “Villa Park” Sheffield United. Në mbrëmje do të jetë radha e Manchester City-Arsenal, një supersfidë që do t’i japë edhe më shumë shkëlqim një kampionati që na kishte humbur sytë, për shkak të pandemisë globale…
Sakaq, ra në sy gjesti i futbollistëve të Aston Villa dhe Sheffield, por edhe arbitrit kryesor, në shenjë proteste kundër racizmit duke u ulur në njërin gju nën sloganin #BlackLivesMatter.












