Ndeshja Drita-Ferizaj hapë javën e 25-të në Superligën e Kosovës

Me ndeshjen Drita – Ferizaj, sot nis xhiroja e 25-të në Superligë. Lideri i Superligës së Kosovës duhet të shënoj fitore nëse dëshiron të mbaj pozitën e parë. Fitorja i duhet edhe Ferizajt për qëndrim në Superligë. Drita ka 49 pikë për momentin, vetëm dy më shumë se Prishtina që është në pozitën e dytë. […]
Lideri i Superligës së Kosovës duhet të shënoj fitore nëse dëshiron të mbaj pozitën e parë.
Fitorja i duhet edhe Ferizajt për qëndrim në Superligë.
Drita ka 49 pikë për momentin, vetëm dy më shumë se Prishtina që është në pozitën e dytë.
Ferizaj po kalon në një formë të dobët dhe për momentin gjendet në zonën e kuqe, saktësisht në pozitën e 10-të.
Ata pas 24 ndeshjeve kanë 25 pikë. Katër pikë është larg pozita që do ta shpëtonte ‘Ujqit’.
Formacionet zyrtare:
Drita: Maloku, Limani, Gërbeshi, Cuculi, Blakçori, Bujar Shabani, Namani, Emini, Ajzera, Bunjamin Shabani, Rexha.
Ferizaj: Blakçori, Halili, Hajdarevic, Asani, Sefa, Qerkini, Tasholli, Tahiri, Dajaku, Brahimi, Krasniqi.












