Motra e CR7 shndrrohet në eksperte të futbollit – kritikon taktikat e Sarrit në finalen e Kupës

Motra e Cristiano Ronaldos ka kritikuar trajnerin e Juventusit, Maurizio Sarri pas humbjes në finalen e Kupës së Italisë nga Napoli. Juventusi u mposht pas goditjes së 11-metërshave, pasi koha e rregullt u mbyll me rezultat 0-0, transmeton Periskopi. Ronaldo nuk gjuajti asnjë penallti gjatë kontestit, dhe besohet se ai pritej ta gjuante penalltinë e […]
Juventusi u mposht pas goditjes së 11-metërshave, pasi koha e rregullt u mbyll me rezultat 0-0, transmeton Periskopi.
Ronaldo nuk gjuajti asnjë penallti gjatë kontestit, dhe besohet se ai pritej ta gjuante penalltinë e pestë, por gjërat nuk shkuan aq larg, pasi Paulo Dybala dhe Danilo gabuan.

35-vjeçari dhuroi një tjetër paraqitje të dobët, vetëm disa ditë pasi humbi një penallti në gjysmëfinalen e Kupës kundër Milanit.
Ronaldo ka humbur finale rresht me klubin për herë të parë në karrierën e tij si profesionist, por motra e tij, Elma Aveiro beson se Sarri është fajtori kryesor.
Ajo shkroi në Instagram: “Çka mund të bëni më shumë? Kjo është e tëra, për këtë i dashuri im nuk mund të bëjë mrekullira i vetëm… nuk e kuptoj si mund të luani kështu, sidoqoftë… kokën lart, mbreti im.” /Periskopi.com/













