Messi në bisedime me Barcelonën: Kontratë e re deri më 2023 dhe pa rritje page

Messi në bisedime me Barcelonën: Kontratë e re deri më 2023 dhe pa rritje page

Barcelona dhe Lionel Messi i kanë filluar bisedimet për ripërtëritjen e kontratës, pasi afati i fundit që superylli argjentinas të konfirmojë nëse dëshiron të vazhdojë apo të largohet nga klubi kaloi në fillim të qershorit. Bisedimet janë duke u mbajtur mes presidentit të Barçës, Josep Maria Bartomeu, dhe babait të futbollistit, Jorge Messi. Palët janë […]

Barcelona dhe Lionel Messi i kanë filluar bisedimet për ripërtëritjen e kontratës, pasi afati i fundit që superylli argjentinas të konfirmojë nëse dëshiron të vazhdojë apo të largohet nga klubi kaloi në fillim të qershorit.

Bisedimet janë duke u mbajtur mes presidentit të Barçës, Josep Maria Bartomeu, dhe babait të futbollistit, Jorge Messi. Palët janë pajtuar për kushtet kryesore të kontratës, sipas mediave spanjolle, transmeton Gazeta Express.

Messit i mbaron kontrata aktuale në verën e vitit 2021.

Klubi katalonas i ka propozuar Messit ta zgjasë kontratën për dy vjet, gjë për të cilën ai është pajtuar. Kjo nënkupton se Messi do të jetë lojtar i Barçës deri në verën e vitit 2023.

Por, njëlloj si në marrëveshjet e mëparshme, Messi do ta ketë mundësinë ta prishë kontratën në fund të çdo sezoni.

Ky kusht është i panegociueshëm për Messin, sepse ai nuk dëshiron t’i ketë duart e lidhura nga një kontratë dhe dëshiron të jetë në gjendje të vendosë në fund të çdo sezoni nëse është i gatshëm fizikisht apo jo për ta vazhduar futbollin në nivelin më të lartë.

Paga do të jetë e njëjtë

Paga e Messit nuk do të rritet me kontratën e re dhe për këtë janë pajtuar të dy palët, duke e marrë parasysh ndikimin ekonomik në futboll që e ka shkaktuar pandemia koronavirus.

Besohet se Messi i fiton 565.000 euro në javë, apo rreth 26 milionë euro në vit në kontratën aktuale me Barçën.

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin