Mbyllen dy ndeshjet e Superligës, pikë të plota për Flamurtarin e Drenicën

Janë mbyllur dy takimet e javës së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll, që kanë filluar nga ora 17:00. Flamurtari ka mposhtur Drenicën me rezultat 2-1, falë golave nga Kelmendi 37′ dhe Maliqi 61′ për skuadrën nga Prishtina, ndërsa Shillova ka realizuar në kohën shtesë nga penalltia për drenicasit, shkruan Periskopi. Me këtë fitore, […]
Flamurtari ka mposhtur Drenicën me rezultat 2-1, falë golave nga Kelmendi 37′ dhe Maliqi 61′ për skuadrën nga Prishtina, ndërsa Shillova ka realizuar në kohën shtesë nga penalltia për drenicasit, shkruan Periskopi.
Me këtë fitore, kryeqytetasit grumbullojnë 32 pikë dhe renditen në vendin e tetë, ndërsa Drenica një pozitë më lart me 34 pikë.
Në takimin tjetër, atë mes Gjilanit dhe Vushtrrisë, ky i pari triumfoi me rezultat 3-0.
Golat nga Svraka 36′, Veliu 60′ dhe Keita në kohë shtesë, ia siguruan fitoren gjilanasve, të cilët ngjiten në pozitën e dytë me 48 pikë, ndërsa Vushtrria është në pozitën e parafundit me vetëm 16 pikë.












