Makineria e golave Robert Lewandowski nuk ka të ndalur, asistoi për golin e parë tash shënon vetë

Robert Lewandowski ka dyfishuar epërsinë e Bayern Munichut kundër Freiburgut, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Bundesligë, shkruan Periskopi. Sulmuesi polak, i cili asistoi për Joshua Kimmich në golin e parë, realizoi golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 24-t. Një goditje e Leon Goretzkas u prit nga portieri […]
Robert Lewandowski ka dyfishuar epërsinë e Bayern Munichut kundër Freiburgut, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Bundesligë, shkruan Periskopi.
Sulmuesi polak, i cili asistoi për Joshua Kimmich në golin e parë, realizoi golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 24-t.
Një goditje e Leon Goretzkas u prit nga portieri kundërshtar, por nga topi i kthyer përfitoi Lewa i cili nuk gaboi në portën e hapur.
Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/












