Lutfi Haziri paralajmëron tërheqjen nga politika

Lutfi Haziri paralajmëron tërheqjen nga politika

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka folur për sfidat që do të ketë qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti. Sipas tij, Hoti do të ketë probleme në dialog me presidentin Hashim Thaci, raporton Gazeta Express. Haziri e ka vlerësuar punën e ministrave dhe të kryeparlamentares Vjosa Osmani në qeverinë Kurti. “Për kolegët e mi është […]

Haziri e ka vlerësuar punën e ministrave dhe të kryeparlamentares Vjosa Osmani në qeverinë Kurti.

“Për kolegët e mi është vlerësuar që kanë treguar bashkëpunim të jashtëzakonshëm edhe kryetarja e Kuvendit”, ka thënë ai.

Haziri ka deklaruar se nuk do të rikandidojë për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme komunale.

“Unë do të vazhdoj që të qëndroj kryetar i Gjilanit deri në fund të mandatit ligjor, nuk kam plane për rikanddim, kam plane që nga sot të tëhiqem butë nga roli im aktiv në politikë”, ka thënë ai.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike ka folur edhe për qeverinë e rë që do të udhëhiqet nga Avdullah Hoti.

Sipas tij, sfida më e madhe që do të ketë Hoti në politikën e brendshme është pandemia, derisa, në politikën e jashtme, sipas Hazirit, kryeministri nga radhët e LDK’së, do të ketë sfidën më të madhe me presidentin Hashim Thaçi.

“Me thanë të drejtën, nuk do të doja me pa askënd në lëkurën e Avdullah Hotit, do të jetë kryeministër i radhës, duke besuar në kapacitetet e tij profesionale sidomos në ekonomi, besoj shumë qe përballja e efekteve të pandemisë në ekonomi janë sfida më e randë, ndërsa, sfidën në dialog nuk e ka me Grenellin po me presidentin Thaçi, ky mos komunikim që ka qenë mes kryeministrit aktual edhe presidentit kjo gjutje politike ping pong politik, sidomos në pandemi për dallimet në dialog që kanë gjeneru edhe tema tjera, tregon që formati i dialogut është problem, më shumë kush e udhëheq se sa rezultati final, pak a shumë po e dijmë që Kosova, sovraniteti i saj, territori i saj është i panegociueshëm, Kosova nuk humb, po artrin me e kapërcu rubikonin politik me marrë ulëse në OKB, për perspektivë evropiane. Mendoj që z.Hoti duhet ta merr parasysh që se ka lehtë”, ka thënë Haziri në një paraqitje para mediave.

 

Të ngjashme
Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria