Luftëtarja e njohur për transformimin e jashtëzakonshëm pas meçit brutal, tregon se cili këngëtar ndihmoi atë me muzikën e tij

Luftëtarja e UFC-së, Joanna Jedrzejczyk ka bërë një progres të jashtëzakonshëm që prej kur pësoi lëndime të tmerrshme në fytyrë, në humbjen e vështirë nga Zhang Weili. Kështu së fundi ajo është bërë pjesë e mediave duke u përfolur për një bisedë në Instagram Live që pati me këngëtarin e njohur në Britani, James Arthur, […]
Kështu së fundi ajo është bërë pjesë e mediave duke u përfolur për një bisedë në Instagram Live që pati me këngëtarin e njohur në Britani, James Arthur, këngët e të cilit e ndihmuan.
Edhe James ka pranuar se ajo është një nga sportistet e tij më të preferuara, teksa në bisedë nuk munguan fjalët e mira nga Joanna për këngët e tij.

“Unë i dua tekstet e tij si dhe ai është një djalë i shkëlqyeshëm,” tha ajo.
“Ne e mbështesim njëri-tjetrin. U desh një udhëtim i gjatë për të qenë atje ku ai është. Muzika dhe sporti janë të njëjta, dhe nëse doni të jeni, të themi, një aktor, një avokat ose një kirurg – duhet të besoni në veten tuaj dhe të punoni fuqishëm. ”
Kujtojmë që lufta me Zhang Ëeili, që u zhvillua në Las Vegas më pas u konsiderua si meçi më i mirë i grave në histori. /Periskopi.com












