Llapi rinis mbarë kampionatin, mposht thellë Dukagjinin

Ka përfunduar ndeshja Llapi – Dukagjini, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Skuadra llapjane ka arritur një fitore me një rezultat mjaft bindës ndaj Dukagjinit 4:1 Skuadra e Batatinë arriti të shënojnë golin e parë qysh në minutën e tretë të ndeshjes me anë të Elvis Prençit i cili arriti të […]
Ka përfunduar ndeshja Llapi – Dukagjini, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Skuadra llapjane ka arritur një fitore me një rezultat mjaft bindës ndaj Dukagjinit 4:1
Skuadra e Batatinë arriti të shënojnë golin e parë qysh në minutën e tretë të ndeshjes me anë të Elvis Prençit i cili arriti të realizoj pas një ndërprerje të skuadrës vendase.
Në pjesën e dytë Llapi arriti ta dyfishojë epërsinë me anë Kastriot Selmanit i cili realizoj me kokë, ndërsa tre minuta më vonë skuadra mysafire arriti ta ngushtojë epërsinë me anë të Erblind Mulaj.
Ersil Ymeri i cili pak minuta pas inkuadrimit arriti të realizoj me kokë pas harkimi të Alban Shabanit për të dyfishuar epërsinë e Llapit, ndërsa krejt në fund të ndeshjes ishte Valmir Veliu ai i cili realizoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Me këtë fitore Llapi ngritet në pozitën e pestë me 37 pikë, ndërsa Dukagjini mbetet e fundit në renditjen tabelare.












