Lirohet nga spitali ylli i Man Cityt pas përplasjes horror me Edersonin

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Eric Garcia është liruar nga spitali pas një përplasjeje me portierin e vetë në fitoren kundër Arsenalit. Spanjolli u përplas me Edersonin në minutën e 80-të, teksa “Qytetarët” mposhtën 3-0 Arsenalin në “Etihad”, transmeton Periskopi. Garcia u desh të mjekohej për tetë minuta, para se të largohej me lese dhe një […]
Spanjolli u përplas me Edersonin në minutën e 80-të, teksa “Qytetarët” mposhtën 3-0 Arsenalin në “Etihad”, transmeton Periskopi.
Garcia u desh të mjekohej për tetë minuta, para se të largohej me lese dhe një bllokadë në qafë.
City tha se situata e lojtarit do të monitorohet para se të rikthehet në stërvitje.
Të enjten në mesditë, Ederson postoi një foto të veten me Garcian me mbishkrimin “mirë dhe i rikthyer.” /Periskopi.com/
— Ederson Moraes (@edersonmoraes93) June 18, 2020












