Leeds United me formacion të çeliktë në ndeshjen historike kundër Cardiffit

Leeds United do të nis pas pak ndeshjen që mund të mbetet në histori të tifozëve të futbollit duke i rritur në maksimum gjasat për të kaluar në Premier Ligë. Formacioni i këtij ekipi nuk mund të ishte më i çeliktë se kaq. West Brom dje arriti vetëm një barazim, ndërkaq vendi i tretë Fulham […]
West Brom dje arriti vetëm një barazim, ndërkaq vendi i tretë Fulham humbi në shtëpi duke ia lehtësuar punët ekipit të Marcelo Bielsas që ndeshet sot me ekipin e Cardiff Cityt – në ndeshjen e parë pas periudhës së masave restriktive shkaku i pandemisë.
Leeds me një fitore eventuale do të dilte plot 3 pikë përmbi West Bromin ndërkaq do të ishte hiç më pak se 10 pikë mbi vendin e tretë, shkruan Periskopi.
Në formacion janë të gjithë lojtarët më të mirë të këtij ekipi, me përjashtim të portierit Kiko Casilla që vazhdon të vuajë suspendimin për shkak të një incidenti racist.
Illan Meslier është në portë. Në mbrojtje janë Dallas, kapiteni Cooper, i riu Ben White dhe Luke Ayling. Në mes të fushës janë Kalvin Phillips dhe Mateusz Klich ndërkaq më të avancuar janë Helder Costa, Tyler Roberts dhe Jack Harrison. I vetëm në sulm do të jetë Patrick Bamford.
Urojmë Leedsin për një fitore të lehtë sot. /Periskopi












